Sport

E VEÇANTE/ Ndërpritet ndeshja nga… makinat me telekomandë (video)

Dy makina të telekomanduara hynë në fushë vetëm dhjetë minuta pas fillimit të ndeshjes Rostock-Hamburg.

18 Shkurt 2024, 10:30 Nga DOSJA

E VEÇANTE/ Ndërpritet ndeshja nga… makinat me

GJERMANI - Ndeshjet e Bundesligës dhe ato të Kategorisë së Dytë praktikisht janë ndërprerë për shkak të protestave të tifozëve, të cilët janë kundër ardhjes së investimeve të huaja në kampionatet gjermane.

Normalisht tifozët thjesht hedhin topa tenisi, ose monedha çokollate, por tifozët e ndeshjes midis Rostock dhe Hamburgut ishin mjaft originalë: dy makina me telekomandë pushtuan fushën, vetëm pas dhjetë minutash dhe lëshonin tym pas tyre, me ngjyrat e klubit të Rostockut.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll