Aktualitet

Alarm fals për zjarr në QSUT, drejtoresha: Ka qenë një aktivizim fals i sistemit, nuk ka pasur as tym apo flakë

Paniku për një zjarr të mundshëm u përhap pas aktivizimit të sirenave ku kryeinfermierja dhe mjeku roje kanë thirrur menjëherë zjarrfikëset dhe drejtuesit e QSUT-së.

17 Shkurt 2024, 19:31 Nga N.F
Alarm fals për zjarr në QSUT, drejtoresha: Ka qenë një
Foto ilustruese

TIRANË- Një alarm fals për zjarr është regjistruar pasditen e sotme në urgjencën e Qendrës Spitalore Universitare në Tiranë. Pas alarmit për zjarr në vendngjarje mbërritën zjarrfikëset dhe policia.

Paniku për një zjarr të mundshëm u përhap pas aktivizimit të sirenave ku kryeinfermierja dhe mjeku roje kanë thirrur menjëherë zjarrfikëset dhe drejtuesit e QSUT-së. I gjithë ekipi në gatishmëri me në krye drejtoreshën Albana Ficon, kanë mbërritur menjëherë në QSUT. Fico konfirmoi për Top Channel se ka qene një aktivizim fals i sistemit, pasi nuk ka pasur as shkëndijë tym apo flakë.

qsut zjarr

Sondazh

Poll