Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, një person i plagosur

Mësohet se policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërsa ka identifikuar autorin e dyshuar i cili është në kërkim.

17 Shkurt 2024, 17:50 Nga M.B
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, një person i
Foto ilustruese

TIRANA- Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme në Rrugën e Elbasanit, në Tiranë ku dyshohet se ka mbetur i plagosur në këmbë Xhevahir Kalavari. Mësohet se policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërsa ka identifikuar autorin e dyshuar Amarildo Kamberi, i cili është shpallur në kërkim. 

Njoftimi: 

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 17.02.2024, rreth orës 17:35, në Rrugën e Elbasanit, shtetasi A. K., dyshohet se ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin Xh. K., rreth 47 vjeç, (fqinj me njëri-tjetrin), i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë po vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

tirana plagosje

Sondazh

Poll