Aktualitet

EMRAT/ Me plagë në këmbë dhe kokë, zbardhet identiteti i 47-vjeçarit të plagosur në Tiranë, autori në kërkim

Nga të shtënat e regjistruara mbeti i plagosur në këmbë Xhevahir Kalavari. Menjëherë pas ngjarjes ka mbërritur policia e cila ka bërë identifikim e autorit, Amarildo Kamberi i cili është shpallur në kërkim. 

17 Shkurt 2024, 18:46 Nga N.F
EMRAT/ Me plagë në këmbë dhe kokë, zbardhet identiteti
Foto ilustruese

TIRANË- Pasditen e sotme rreth orës 17:35, në Rrugën e Elbasanit në kryeqytet është regjistruar një plagosje. Nga të shtënat e regjistruara mbeti i plagosur në këmbë dhe kokë Xhevahir Kalavari. Menjëherë pas ngjarjes ka mbërritur policia e cila ka bërë identifikim e autorit, Amarildo Kamberi i cili është shpallur në kërkim. 

47-vjeçari është dërguar në spital ku ka marrë ndihmë mjekësore. Policia po vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

plagosje rruga e elbasani

Sondazh

Poll