Aktualitet

Arrestohet një 35-vjeçar dhe procedohen dy të tjerë për posedim lëndësh narkotike në Fier

Në gjendje të lirë u proceduan dy persona 30 dhe 31 vjeç për veprat penale drejtim i motomjetit pa patentë dhe pa targa si dhe ju gjet një sasi lënde narkotike.

17 Shkurt 2024, 14:28 Nga S.B
Arrestohet një 35-vjeçar dhe procedohen dy të tjerë
foto ilustruese

FIER- Arrestohet një person dhe procedohen në gjendje të lirë dy të tjerë në Fier. 35-vjeçari me inicialet A.B u vu në pranga pasi në automjetin e tij u gjet lëndë narkotike. Në gjendje të lirë u proceduan dy persona 30 dhe 31 vjeç për veprat penale drejtim i motomjetit pa patentë dhe pa targa si dhe ju gjet një sasi lënde narkotike. Për veprime të mëtejshme do të merret Prokuroria e Fierit.

Njoftimi i policisë:

DVP Fier/Vihet në pranga 1 shtetas, procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në kuadër të operacionit të koduar “Tempulli 2”, arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 35 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit në automjetin që ai drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. 

Po këta specialistë, në bashkëpunim me specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Fier, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për M. H., 31 vjeç, banues në Mallakastër, pasi u konstatua duke drejtuar pa leje drejtimi, një motomjet pa targa, si dhe për shtetasin E. Y., 30 vjeç, banues në Ballsh, pasagjer në motomjet, pasi iu gjet dhe sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

 

fier lende narkotike

Sondazh

Poll