Aktualitet

Zjarrfikësit rrethojnë sërish urgjencën e QSUT-së, mjekët ndjenë aromë të djegure

Vetëm 6 ditë më parë urgjenca u përfshi nga flakët ndërsa sot mjekët kanë raportuar se kanë dëgjuar aromë të djegure.

17 Shkurt 2024, 17:42 Nga N.F
Zjarrfikësit rrethojnë sërish urgjencën e QSUT-së,
QSUT

TIRANË- Në Urgjencën e re të QSUT dyshohet se ka rënë një zjarr tjetër. Vetëm 6 ditë më parë urgjenca u përfshi nga flakët ndërsa sot mjekët kanë raportuar se kanë ndjerë aromë të djegure.

Në vend ngjarje ka arritur zjarrfikësja dhe policia. Gjithashtu në vendngjarje ka mbërritur edhe drejtori i përgjithshëm i policisë, Muhamet Rrumbullaku. Ende nuk dihet nëse ka të lënduar ndërsa pritet për një njoftim zyrtar nga policia.

qsut zjarr

Sondazh

Poll