Aktualitet

Autostrada Thumanë-Kashar/ Banorët sërish në protestë: Kjo rrugë na izolon, të na japin rrugëzgjidhje

Banorët kërkojnë një hyrje- dalje në autostradën e re pasi kjo rrugë i izolon ata.

17 Shkurt 2024, 15:32 Nga N.F

Autostrada Thumanë-Kashar/ Banorët sërish në protestë:

Banorët në protestë

THUMANË- Banorët e Thumanës dhe zonave përreth kanë dalë sërish në proteste në lidhje me autostradën e re Thumane-Kashar. Banorët kërkojnë një hyrje-dalje në autostradën e re pasi kjo rrugë i izolon ata.

Protestuesit kërkojnë nga shteti dhe institucionet përkatëse një shpjegim për tjetërsimet që janë bërë në këtë projekt për mungesën e mbi dhe nënkalimeve. Ata kërkojnë akses në autostradën që po bëhet e cila përjashton totalisht një rreth prej afro 100.000 banoresh. Një nga banorët e pranishëm në protetë u shpreh se janë harruar dhe e kanë lënë një njërën anë si skllevër. Ai më tej shtoi se kërkojnë të drejtën e tyre.

 

thumane proteste

Sondazh

Poll