Aktualitet

Kreu marrëdhënie seksuale me një të mitur dhe dhunoi bashkëshorten, vihet në pranga 18-vjeçari në Tiranë

Për veprime të mëtejshme procedurale do të merret prokuroria e Tiranës. 

17 Shkurt 2024, 13:55 Nga S.B
Kreu marrëdhënie seksuale me një të mitur dhe dhunoi
foto ilustruese

TIRANË- U arrestua ditën e sotme një 18-vjeçar me inicialet K.R në qytetin e Tiranës. Mësohet se 18-vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur pa dëshirën e saj si dhe ka dhunuar bashkëshorten e tij aktuale. Për veprime të mëtejshme procedurale do të merret prokuroria e Tiranës. 

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasit:

- K. R., 18 vjeç, banues në Tufinë, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur, pa dëshirën e saj, si dhe ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

tirane dhune

Sondazh

Poll