Aktualitet

FOTOT/ Djemtë e fshatit mblidhen nga e gjithe bota për të shtruar rrugën

Këta të rinj u mblodhën këtë fundjavë nisur nga një thirrje spontane duke mbledhur shuma të konsiderueshme për të rregulluar rrugën e fshatit. 

17 Shkurt 2024, 16:58 Nga N.F
FOTOT/ Djemtë e fshatit mblidhen nga e gjithe bota për të shtruar
Të rinjtë e fshatit Vranisht

LABËRI- 100 djem të fshatit Vranisht të Labërisë kanë ndërmarrë një nismë për të rregulluar rrugën e dëmtuar. Këta të rinj u mblodhën këtë fundjavë nisur nga një thirrje spontane duke mbledhur shuma të konsiderueshme për të rregulluar rrugën e fshatit. 

Mësohet se të rinjtë prej dekadash jetojnë në qytetet dhe vende të tjera duke përmendur shtetet Italia, Greqia, Kanadaja, Gjermania, Anglia, Franca, Shtetet e Bashkuara, Spanja, etj. Ata janë përfshirë vullnetarisht duke udhëtuar nga jashtë për ndërtimin e rrugës prej 4 kilometrash që nga lagjia Horë dhe deri në qendër të Vranishtit, nën bukurinë e malit të Çikës.

Ky fshat dhe të gjithë fhstrat e tjera në këtë zonë kishte ngelë për dekada larg infrastrukturës moderne. Vitet e fundit qeveria shqiptare me mbështetjen e fondeve të huaja do të rikonstruktonte dhe modernizonte rrugën e Lumit të Vlorës që nga Vlora dhe deri në Qeparo përgjatë lumit Shushica. Kjo rrugë i ka sjellë zhvillim zonës duke e futur atë edhe në hartën e turizmit malor dhe atij kulinar.

Lidhjet mes rrugës kryesore me disa fshatra ende nuk janë rikonstruktuar duke u kthyer në problem për banorët e zonave por edhe vizitorët. Kërkesa për rrugën është e lartë pasi shumë banorë të larguar prej vitesh, kanë nisur të kthehen dhe të rindërtojnë shtëpitë e vjetra dhe të investojnë në pronat e tyre.

 

 

vranishte laberi rruge

Sondazh

Poll