Aktualitet

Mjeti bujqësor u përplas me një motoçikletë në Divjakë, i dëmtuari jashtë rrezikut për jetën

Mësohet se 40-vjeçari është dërguar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.  

17 Shkurt 2024, 12:33 Nga S.B
Mjeti bujqësor u përplas me një motoçikletë në
foto ilustruese

DIVJAKË- Një mjet bujqësor është përplasur me një motoçikletë ditën e sotme në qendër të qytetit të Divjakës. Për pasojë është dëmtuar drejtuesi 40-vjeçar i motoçikletës. Mësohet se 40-vjeçari është dërguar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.  

Njoftimi i policisë:

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 11:10, në qëndër te Divjakës, mjeti buqësor tip "Fiat Agri" me drejtues shtetasin L. Z., rreth 35 vjeç, është përplasur me motoçikletën tip "Yamaha" me drejtues shtetasin R. Dh., rreth 40 vjeç.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motoçikletës i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

divjake incident

Sondazh

Poll