Bota

Xhaferi takim me Stoltenberg në Mynih: Vit i sfidave globale të sigurisë, NATO më e bashkuar se kurrë

Raportohet se Xhaferi ka pasur mesazh për shefin e NATO-s ku thuhet se në vitin e sfidave globale shumë të fuqishme të sigurisë, Aleanca është më e fuqishme, më e bashkuar dhe më në numër se kurdoherë, falë lidershipit të tij.

17 Shkurt 2024, 17:01 Nga M.B
Xhaferi takim me Stoltenberg në Mynih: Vit i sfidave globale të
Talat Xhaferi dhe Jens Stoltenberg

MYNIH- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi po merr pjesë në Konferenën e Sigurisë e cila po zhvillohet në Mynih të Gjermanisë. Mësohet se Xhaferi ka takuar atje dhe Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Raportohet se Xhaferi ka pasur mesazh për shefin e NATO-s ku thuhet se në vitin e sfidave globale shumë të fuqishme të sigurisë, Aleanca është më e fuqishme, më e bashkuar dhe më në numër se kurdoherë, falë lidershipit të tij.

Xhaferi ka takuar edhe përfaqësuesin special të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lordin Piç, ku mes shumë temave është diskutuar edhe për zgjedhjet e dyfishta në Maqedoninë e Veriut.

”Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut janë përcaktues për perspektivat euroatlantike dhe me rëndësi rajonale. Në këtë drejtim, u përshëndet vendosmëria kategorike e Kryeministrit Xhaferi dhe e Qeverisë për zbatimin e zgjedhjeve sipas standardeve më të larta evropiane, sidomos që para Maqedonisë së Veriut janë zgjedhjet të cilat, jo vetëm që do përcaktojnë se çfarë Qeverie do të fitojnë qytetarët, por edhe drejtimin e mëtejshëm të vendit”, thuhet në njoftim.

jens stoltenberg talat xhaferi

Sondazh

Poll