Bota

FOTO/ 16 vite pavarësi, vendoset në Pejë monumenti i ish-Presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha se ashtu siç është i skalitur përgjithmonë në zemrën e çdo shqiptari, Rugova po përurohet i skalitur përgjithmonë edhe në bronz në Pejë, në qytetin ku ai e ka mbaruar shkollimin e mesëm.

17 Shkurt 2024, 16:11 Nga M.B
FOTO/ 16 vite pavarësi, vendoset në Pejë monumenti i
Moment nga ceremonia

KOSOVA- Sot në Pejë të Kosovës është përuruar monumenti i ish-Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha se ashtu siç është i skalitur përgjithmonë në zemrën e çdo shqiptari, Rugova po përurohet i skalitur përgjithmonë edhe në bronz në Pejë, në qytetin ku ai e ka mbaruar shkollimin e mesëm.

Abdixhiku tha se me prijësin historik lidhet ngushtë liria, pavarësia dhe vet demokracia e Kosovës.

“Sot, me përurimin e shtatores së Presidentit Rugova në Pejë, ne po nderojmë vetë vlerat e lirisë dhe pavarësisë sonë. Po i nderojmë të gjithë ata që dhanë jetën për vendin. Po i nderojmë të gjithë ata që kontribuan për vendin. Po e nderojmë krejt rrugëtimin tonë të shenjt. Po e nderojmë vendin tonë; Republikën e Kosovës, sepse Republika e Kosovës dhe emri i Ibrahim Rugovës janë NJË”, tha Abdixhiku.

Sipas tij, Ibrahim Rugova la një trashëgimi të pasur intelektuale dhe një trashëgimi politike, me rezultate të papërsëritshme e monumentale.

Kosova feston sot 16-vjetorin e Pavarësisë. Më 17 shkurt 2008, ditë e diel, në Kuvendin e Kosovës u lexua Deklarata e Pavarësisë dhe Kosova u shpall shtet i pavarur e demokratik.

 

 

pavaresia e kosoves ibrahim rugova

Sondazh

Poll