Bota

Vuçiç pas takimit me të dërguarit e BE për dialogun: Kurti gënjen për dinarin, Borrell e kupton situatën, por është i dobët

Vuçiç tha se në Konferencën e Sigurisë nuk ka pasur presione të reja “prapa skene” për çështjen e Kosovës ndërsa ka shtuar se ka pasur për çështjen e Rusisë.

17 Shkurt 2024, 16:40 Nga M.B
Vuçiç pas takimit me të dërguarit e BE për
Aleksandër Vuçiç

MYNIH- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç tha në një deklaratë për mediat nga Mynihu se Bashkimi Evropian ose nuk ka ose nuk dëshiron të aplikojë mekanizma ndaj Kosovës. Vuçiç tha se në Konferencën e Sigurisë nuk ka pasur presione të reja “prapa skene” për çështjen e Kosovës ndërsa ka shtuar se ka pasur për çështjen e Rusisë.

"Do të ketë vizita më thelbësore dhe më të rëndësishme në Serbi", tha Vuçiç.

Vuçiç deklaroi se gjatë ditës ka pasur bisedime me Komisionerin e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri Josep Borrell dhe të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialog Miroslav Lajçak.

“Kemi thënë që duam të jemi në çdo takim, por duam të shohim rezultate, folëm për dinarin, një nga gënjeshtrat tinëzare të Kurtit, i cili u thotë të gjithëve këtu se jemi në një periudhë tranzicioni tre mujor që i referohet faktit se ai nuk do të vjedhë dinarë”, tha Vuçiç.

Ai shtoi se pret një ftesë në Bruksel në ditët në vijim dhe shpreson për një zgjidhje.

“Borrell është i saktë dhe e kupton se çfarë po ndodh, por ai është i dobët”, u tha Vuçiç gazetarëve në ditën e dytë të Konferencës së Sigurisë në Mynih.

"Borrell dhe Lajçak, nuk janë të verbër, i dinë të gjitha, por duhet të kesh mbështetjen e shteteve anëtare për të bërë diçka”, shtoi ai.

Vuçiç shtoi se nuk dëshiron të komentojë nëse kjo mbështetje ekziston në të vërtetë apo jo.

aleksander vucic serbia

Sondazh

Poll