Bota

“U desh të jepnim përsëri dëshmorë”, Osmani dhe Kurti nderojnë heroin Afrim Bunjaku në 16 vjetorin e pavarësisë së Kosovës

Rreshteri Bunjaku, ra heroikisht teksa ishte në detyrë mëngjesin e 24 shtatorit 2023 kur veriu i Kosovës u përball me një sulm terrorist.

17 Shkurt 2024, 14:18 Nga M.B
“U desh të jepnim përsëri dëshmorë”, Osmani
Afrim Bunjaku

KOSOVA- Përvjetori i 16-të i pavarësisë së Kosovës është nderuar dhe figura dhe vepra e dëshmorit më të ri, Afrim Bunjakut. Rreshteri Bunjaku, ra heroikisht teksa ishte në detyrë mëngjesin e 24 shtatorit 2023 kur veriu i Kosovës u përball me një sulm terrorist. Në fjalimet e tyre sot në Kuvendin e Kosovës, Presidentja Osmani e Kryeministri Kurti, nderuan veprën e tij.

Osmani tha se ai bashkë me kolegët e tij i japin kuptim motos së sivjetme “Kosovë, ne të dalim zot”.

“Në mëngjesin e 24 shtatorit, djemtë e vajzat tona në uniformë, kanë dëshmuar përkushtim e sakrificë për të mbrojtur e mbajtur të lirë vendin e tyre. Ata kanë dëshmuar se atdhedashuria është virtyt e virtyti kërkon edhe sakrificë. Me sakrificën e tyre e përkushtimin ndaj atdheut ata dëshmuan se Kosova është dhe do të mbetet e lirë, sovrane dhe e zonja që së bashku me aleatët e saj të mbajë të palëkundur paqen në rajon. Ata i dhanë kuptim plotësisht kuptim motos së sivjetme të festimeve “Kosovë, ne të dalim zot”. Heroi Afrim Bunjaku, familjen e së cilit e përshëndesim sot, dha jetën e vet për t’i dhënë jehonë kumbuese motos: Kosovë, ne të dalim zot sot e përherë. I përjetshëm qoftë kujtimi për të dhe gjithë heronjtë tanë”, tha Osmani.

Kryeministri Kurti tha se Serbia në vend që të zgjidhte fqinjësinë e mirë europiane me Kosovën, zgjodhi terrorizmin.

“Në vend të saj ajo madje përqafoi terrorizmin edhe aty dështoi me turp përballë heroizmit dhe profesionalizmit të policisë sonë. Mirëpo, për mbrojtjen e Republikës sonë prej terroristëve të financuar, ushtruar dhe drejtuar nga Serbia u desh që përsëri të jepnim dëshmor. Rreshteri Afrim Binjaku i shtohet pleadës së dëshmorëve tonë. Pa sakrificën sublime të tyre ne nuk do të përkujtonim sot përvjetorin e Republikës. Lavdi dëshmorëve! Republika kurrë nuk ju harron”, tha Kurti.

Sot në Kuvendin e Kosovës është mbajtur seancë solemne në nder të 16 vjetorit të pavarësisë. Në mesin e të ftuarve ka qenë edhe djali i policit Afrim Bunjaku, heroi që u vra nga sulmi terrorist në Banjskë.

afrim bunjaku albin kurti vjosa osmani

Sondazh

Poll

Bota 17 Shkurt 2024, 12:28 I.A

Ukraina tërheq trupat nga Avdijivka

Ukraine UKRAINË- Trupat ukrainase janë tërhequr nga qyteti në vijën e frontit, Avdijivka, në mënyrë që të...