Bota

Krimet e Serbisë në Kosovë/ Dorëzohen dokumentet e para në Institutin për Krimet e kryera gjatë Luftës  

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se ky vit shënon 26-vjetorin e një prej kapitujve më të dhimbshëm të historisë së Kosovë, krimeve të kryera nga regjimi gjenocidal i Serbisë.

17 Shkurt 2024, 15:43 Nga M.B

 

Krimet e Serbisë në Kosovë/ Dorëzohen dokumentet e para
Moment nga firmosja

KOSOVA- Sot është mbajtur ceremonia e pranimit dhe dorëzimit të dokumenteve të para në Institutin për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se ky vit shënon 26-vjetorin e një prej kapitujve më të dhimbshëm të historisë së Kosovë, krimeve të kryera nga regjimi gjenocidal i Serbisë.

“Po angazhohemi që të bëjmë më të mirën që mundemi që të adresojmë gjithë atë se çfarë ka ndodhur gjatë luftës së fundit në vendin tonë. Për dokumentimin e krimeve gjenociale të Serbisë kemi themeluar Institutin e krimeve të kryera gjatë luftës së Kosovës”, tha ai.

Kurti tha se nga sot të gjithë dokumentuesit, hulumtuesit e pavarur, shoqëria civile, ekspertët e jashtëm, media e gazetarë e të gjithë qytetarët kanë institutin që pret materialet e dëshmitë e mbledhura. Ai tha se këto materiale do të arkivohen dhe do t’i shërbejnë Institutit në hulumtimin e krimeve të kryera gjatë luftës.

“Që sot ju ftoj që të gjithëve që të bashkohemi në këtë nismë shumë të rëndësishme… Dokumentimi i krimeve të luftës ndihmon në parandalimin e përsëritjes së tyre në të ardhmen…. po ashtu shërben si një dëshmi e rëndësishme për brezat e ardhshëm”, tha Kurti.

Drejtori Ekzekutiv i Institutit për Krime të Kryera gjatë Luftës në Kosovë, Atdhe Hetemi tha se sot është një ditë historike për Kosovën dhe moment vendimtar në rrugëtimin drejt të vërtetës historike.

“Ceremonia e pranim-dorëzimit të dokumenteve të para në Institutin për Krimet e Kryera Gjatë Luftës nënkupton jo vetëm hap të rëndësishëm në dokumentin e krimeve të luftës, por edhe një zotim për të mos harruar kurrë viktimat”, tha ai.

 

 

pavaresia e kosoves albin kurti

Sondazh

Poll

Bota 17 Shkurt 2024, 12:28 I.A

Ukraina tërheq trupat nga Avdijivka

Ukraine UKRAINË- Trupat ukrainase janë tërhequr nga qyteti në vijën e frontit, Avdijivka, në mënyrë që të...