Bota

Vdekja e kritikut të Putin, trupi i pajetë i Alexei Navalny nuk gjendet në morg

Sipas postimeve të avokatit të familjes Navalny, trupi i liderit 47-vjeçar të opozitës ruse nuk është dërguar në morg.

17 Shkurt 2024, 14:59 Nga N.F

Vdekja e kritikut të Putin, trupi i pajetë i Alexei Navalny nuk

Alexei Navalny

RUSI- 24 orë pas njoftimit për vdekjen e kritikut të Putin, Alexei Navalny nëna e tij u informua për të marrë trupin e djalit të saj në morgun e Salekhardit që ndodhet pranë kolonisë penale IK3 ku ai mbahej por mësohet se ky veprim nuk është bërë.

Sipas postimeve të avokatit të familjes Navalny, trupi i liderit 47-vjeçar të opozitës ruse nuk është dërguar në morg. Zëdhënësja e Navalny, Kira Yarmush shkroi në "X" se avokati dhe nëna e tij, Lyudmila Navalnaya mbërritën në morg ku u referuan nga autoritetet e burgut por morgu ishte i mbyllur. Me tej Yarmush shtoi se burgu i ka siguruar se morgu punon dhe se kufoma ishte aty.

Mësohet se avokati ka telefonuar numrin e afishuar në derë dhe ata u përgjigjën se ai ishte i shtati person që telefonoi dhe se kufoma e Aleksit nuk ishte në morg.

alexei navalny rusi trupi i pajete

Sondazh

Poll

Bota 17 Shkurt 2024, 12:28 I.A

Ukraina tërheq trupat nga Avdijivka

Ukraine UKRAINË- Trupat ukrainase janë tërhequr nga qyteti në vijën e frontit, Avdijivka, në mënyrë që të...