Bota

VIDEO/ 16 vite shtet, Deputeti kanadez Kyle Seeback uron në shqip Kosovën: Urime dita e Pavarësisë!

Ai më tej shtoi se Kanadaja ishte një nga vendet e para që njohu Pavarësinë e Kosovës në vitin 2008 dhe ata mirëpritën mbi 7.000 refugjatë kosovarë.

17 Shkurt 2024, 16:15 Nga N.F
VIDEO/ 16 vite shtet, Deputeti kanadez Kyle Seeback uron në shqip
Deputeti kanadez, Kyle Seeback

KOSOVË- Deputeti kanadez, Kyle Seeback ka uruar Ditën e Pavarësisë së Kosovës. Gjatë fjalës së tij Seeback ka rrëfyer shkurtimisht historinë e Kosovës ndërsa në fund i uroji në shqip për pavarësinë.

Ai më tej shtoi se Kanadaja ishte një nga vendet e para që njohu Pavarësinë e Kosovës në vitin 2008 dhe ata mirëpritën mbi 7.000 refugjatë kosovarë. Deputeti më tej shtoi se nga këta refugjatë ishte edhe e fejuara e tij dhe familja e saj.

“Më 17 shkurt, Republika e Kosovës feston 16 vjetorin e Pavarësisë. Rruga e Kosovës drejt Pavarësisë nuk ishte e lehtë, gjatë luftës së tyre për liri në vitin 1999, dhjetëra mijëra shqiptarë të Kosovës u vranë dhe dhjetëra mijëra të tjerë u kthyen në refugjatë.

Historitë e tyre të tragjedisë dhe vuajtjeve janë vërtet të vështira për t’u dëgjuar, por Republika e Kosovës gjithmonë ka pasur një mik në Kanada. Kanadaja ishte një nga vendet e para që njohu Pavarësinë e Kosovës në vitin 2008, dhe Kanadaja mirëpriti mbi 7.000 refugjatë kosovarë në Kanada, duke përfshirë të fejuarën time dhe të gjithë familjen e saj.


Seancë solemne për Pavarësinë, Osmani i drejtohet Kuvendit të Kosovës: Jemi të lirë! Banjska është prova e Serbisë së vjetër. Dhe 25 vjet më vonë, ata ish-refugjatë kanë ndërtuar jetën këtu në Kanada. Ata e kanë pasuruar Kanadanë me kulturën e tyre, punën e tyre të palodhur dhe dashurinë e tyre për Kanadanë. Të gjithë kosovaro-kanadezëve u them ‘Urime dita e Pavarësisë," tha deputeti kanadez.

kyle seeback deputet kanada kosova pavaresi

Sondazh

Poll