Bota

VIDEO/ Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë uron pavarësinë e Kosovës: Le të vazhdojmë të punojmë së bashku

Në video janë përfshirë raportet disa vjeçare të miqësisë në mes të SHBA-së dhe Kosovës, momentet nga 17 shkurti 2008, protagonistët e asaj kohe, deklaratat e presidentëve të SHBA-së sa i përket shtetit të Kosovës, gjithashtu dhe përkrahja ushtarake që SHBA i jep Kosovës për një rajon sa më të sigurt.

17 Shkurt 2024, 14:35 Nga M.B
VIDEO/ Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë uron pavarësinë e
Pjesë nga videoja

KOSOVA- Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë ka publikuar një video në rrjetet sociale me rastin e përvjetorit të 16 të pavarësisë së Kosovës. Në video janë përfshirë raportet disa vjeçare të miqësisë në mes të SHBA-së dhe Kosovës, momentet nga 17 shkurti 2008, protagonistët e asaj kohe, deklaratat e presidentëve të SHBA-së sa i përket shtetit të Kosovës, gjithashtu dhe përkrahja ushtarake që SHBA i jep Kosovës për një rajon sa më të sigurt.

Në fund të videos jepet mesazhi: “Le të vazhdojmë të punojmë së bashku”.

Kosova feston sot 16-vjetorin e Pavarësisë. Më 17 shkurt 2008, ditë e diel, në Kuvendin e Kosovës u lexua Deklarata e Pavarësisë dhe Kosova u shpall shtet i pavarur e demokratik.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by U.S. Embassy Pristina (@usembassypristina)

ambasanda e shba pavaresia e kosoves

Sondazh

Poll

Bota 17 Shkurt 2024, 12:28 I.A

Ukraina tërheq trupat nga Avdijivka

Ukraine UKRAINË- Trupat ukrainase janë tërhequr nga qyteti në vijën e frontit, Avdijivka, në mënyrë që të...