Bota

Pavarësia e Kosovës, Ali Ahmeti: Kauza jonë e pastër triumfoi, kujtoj me mall e krenari vitet e ilegalitetit kur nuk na zmbrapste asnjë rrezik

Ahmeti shkruan se me mall kujton vitet e ilegalitetit kur me shokët e idealit në LPK dhe UÇK nuk i zmbrapste dot asnjë rrezik që u dilte përpara.

17 Shkurt 2024, 14:07 Nga M.B
Pavarësia e Kosovës, Ali Ahmeti: Kauza jonë e pastër
Ali Ahmeti

MAQEDONIA E VERIUT- Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti ka uruar Kosovën për pavarësinë e 16-të. Ahmeti shkruan se me mall kujton vitet e ilegalitetit kur me shokët e idealit në LPK dhe UÇK nuk i zmbrapste dot asnjë rrezik që u dilte përpara. Ai shton se kauza e pastër triumfoi.

Ahmeti thotë se Kosova nuk kërkonte asgjë tjetër përveç të drejtës së saj për të gëzuar lirinë, për të cilën derdhi rrëke gjaku ndër vite. 

”Çdo ditë e Kosovës sonë të lirë është përkujtim i qëndresës heroike dhe sakrificës së të gjithë atyre që iu përgjigjën sypatrembur kushtrimit të saj të lirisë. Kujtoj sot me mall e krenari ato vite të ilegalitetit kur me shokët e idealit në LPK dhe UÇK nuk na zmbrapste dot asnjë rrezik që na dilte përpara, Kosova duhej çliruar dhe për luftën e saj heroike duhej të dëgjojë bota mbarë. Kosova nuk kërkonte asgjë tjetër përveç të drejtës së saj për të gëzuar lirinë, për të cilën derdhi rrëke gjaku ndër vite. Kauza jonë e pastër triumfoi dhe sot në përvjetorin e 16-të të aktit të pavarësisë, krah për krah me vëllezërit tanë në Kosovë po hapërojnë drejt shtigjeve të përparimit dhe ardhmërisë europiane. Lavdi e përjetshme të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës!”  ka shkruar Ali Ahmeti.

ali ahmeti pavaresia e kosoves

Sondazh

Poll

Bota 17 Shkurt 2024, 12:28 I.A

Ukraina tërheq trupat nga Avdijivka

Ukraine UKRAINË- Trupat ukrainase janë tërhequr nga qyteti në vijën e frontit, Avdijivka, në mënyrë që të...