Aktualitet

Shkeli rregullat e mbrojtes në punë, procedohet penalisht drejtuesi i subjektit minerar në Bulqizë

Kjo vjen si pasojë e lëndimit të një punëtori në atë subjekt ditën e djeshme.

17 Shkurt 2024, 11:50 Nga S.B
Shkeli rregullat e mbrojtes në punë, procedohet penalisht drejtuesi i
foto ilustruese

BULQIZË- Procedohet penalisht drejtuesi i një subjekti minerar në Bulqizë. 62-vjeçari me inicialet I.L ka shkelur rregullat e mbrojtes në punë duke mos kontrolluar frontin e punës. Kjo vjen si pasojë e lëndimit të një punëtori në atë subjekt ditën e djeshme. Për veprime të mëtejshme do të merret Prokuroria e Dibrës.

Njoftimi i policisë: 

Bulqizë/ Procedohet penalisht drejtuesi teknik i një subjekti minerar, për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë, referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin I.L 62 vjeç, banues në Bulqizë, me detyrë drejtues teknik i një subjekti minerar në Martanesh, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi dyshohet se nuk ka kontrolluar frontin e punës dhe për pasojë, ditën e djeshme, gjatë punës mbeti i lënduar një punëtor.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

bulqize arrestim

Sondazh

Poll