Aktualitet

EMRI/ Policia nuk e arrestoi, Prokuroria e Elbasanit  lëshon urdhërndalimi për 40-vjeçarin që dhunoi rojen e shkollës

Ndaj tij është regjistruar procedimi penal për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”, e kryer në mjediset e institucionit ku personi ushtron detyrën.

17 Shkurt 2024, 10:17 Nga I.A
EMRI/ Policia nuk e arrestoi, Prokuroria e Elbasanit  lëshon
Durim Koçi dhe roja

ELBASAN- Prokuroria e Elbasanit firmos arrestimin e Durim Koçit, 40-vjeçarit që dhunoi të moshuarin që punonte si roje në shkollën 9 vjeçare “Qamil Guranjaku”.  Ndaj tij është regjistruar procedimi penal për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”, e kryer në mjediset e institucionit ku personi ushtron detyrën. Në njoftimin e policisë ditën që ndodhi ngjarja, thuhet se Koçi u procedua penalisht, ndërkohë që Prokuroria ka lëshuar urdhërndalimi.

Njoftimi i Prokurorisë:

Prokuroria Elbasan regjistron procedimin penal për shtetasin D.K. për ‘Goditje për shkak të detyrës’ Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, më datë 16.02.2024, në bazë të materialit hetimor të ardhur nga Komisariati i Policisë Elbasan, ka regjistruar procedimi penal nr.298, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”, e kryer në mjediset e institucionit ku personi ushtron detyrën të parashikuar nga neni 237/5 të K.Penal me person nën hetim D.K., i ditëlindjes 1984.

Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Elbasan, me datë 17.02.2024 nga Prokuroria Elbasan është nxjerrë urdhri përkatës, i cili i është ngarkuar për ekzekutimin e ndalimit shërbimet e policisë gjyqësore të Komisariatit të Policisë Elbasan. Hetimet vijojnë në bashkëpunim me policinë e shtetit.

durim koçi

Sondazh

Poll