Aktualitet

OMONIA: Ramakracia në veprim, po shkatërrojnë bregdetin e Palasës duke ndërtuar resorte

Po ashtu OMONIA i ka bërë thirrje SPAK dhe kryeprokurorit Altin Dumani që të reagojnë për këtë krim. 

17 Shkurt 2024, 11:18 Nga I.A
OMONIA: Ramakracia në veprim, po shkatërrojnë bregdetin e
Punimet

HIMARË- Organizata OMONIA ka reaguar pas një video të publikuar nga JOQ Albania, në lidhje me punimet që po bëhen në Palasë. Me anë të një njoftimi për mediat, OMONIA thekson se pamjet e mëposhtme janë tronditëse dhe se dëshmojnë krimin mjedisor që po i bëhet Himarës. Po ashtu OMONIA i ka bërë thirrje SPAK dhe kryeprokurorit Altin Dumani që të reagojnë për këtë krim. 

Postimi i Plotë: 

Ramakracia ne veprim .... Te dashur Himariote ! Shqiptare te ndershem! Kjo video tronditese deshmon edhe nje here krimin mjedisor te rradhes , shkaterrimin dhe rrenimin e prones se perbashket ,kafsherine dhe babezine e hajduteve qe qeverisin Himaren dhe Shqiperine si dhe provon per te njemijten here se pushteti gjyqesor dhe cdo hallke e drejtesise eshte e kapur dhe ne sherbim te oligarkise dhe pushtetit!

Te dhunosh pronen e perbashket te gjithe Shqiptareve dhe cdo Himarioti , te shkaterrosh dhe betonosh nje nga plazhet me te bukura te bregdetit te Jonit ne favor te lepiresve te pushtetit eshte prova se regjimi ne fuqi eshte fatkeqesia me e madhe e Himarioteve dhe Shqiperise .

Arrestimi im eshte vetem ne funksion te kesaj baterdie qe u behet pronave tuaja dhe prones publike ne bregdet. Prokuroria e Vlores dhe SPAK sheh vetem kur Edi Rama urdheron dhe flet ! Verberia e tyre eshte tashme e provuar! Ata qe tolerojne krimin jane vete kriminele ! Hajdutet e Himares jane te pa prekshem. Edi Rama mbron banden e vet , SPAKU i mbron te gjithe ! Ftoj cdokend qe do Himaren dhe Shqiperine te reagoje ndaj kesaj tragjedie qe po konsumohet publikisht. z.Dumani , provo qe ke integritet!

 

omonia

Sondazh

Poll