Aktualitet

Vrasja e Nikulajt, portugezi: S’kam lidhje me ngjarjen, me Edmond Haxhinë do mbillnim drogë në Shqipëri

Mësohet se gjatë marrjes në pyetje, Saraiva ka deklaruar se ai nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen, duke refuzuar kështu të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë.

17 Shkurt 2024, 09:36 Nga I.A
Vrasja e Nikulajt, portugezi: S’kam lidhje me ngjarjen, me Edmond
Ruben Saraiva dhe Ardian Nikulaj

LEZHË- Portugezi Ruben Saraiva i akuzuar për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin ka refuzuar të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë. Mësohet se gjatë marrjes në pyetje, Saraiva ka deklaruar se ai nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen, duke refuzuar kështu të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë. Ndërkohë që theksoi se në Shqipëri kishte ardhur, pasi në bashkëpunim me Edmond Haxhinë do të mbillnin drogë.

SI NDODHI VRASJA?

Ardian Nikulaj u vra më 19 prill brenda lokalit të tij në Shëngjin. Porositës dhe organizator është Edmond Haxhia i cili ka rënë në pranga, së bashku me tre britanikë Thomas Mithan, Steve Hunt dhe Harriet Bridgeman. Të katër këta janë prangosur, pasi autoritetet britanike kanë pranuar si të ligjshme kërkesën e bërë nga Policia e Shtetit. Për këtë ngjarje mbetet në kërkim Harry Simpson, i akuzuar gjithashtu si bashkëpunëtor.

Ruben Saravia iku nga Shqipëria përmes Doganës së Kapshticës, bashkë me britanikun Harry Simson, në drejtim të Greqisë. Nuk dihet se çfarë rruge ka ndjekur portugezi për të mbërritur deri në Marok. Britanikët dyshohet se kanë qenë informatorë, ata kanë qëndruar pikërisht në resortin në pronësi të biznesmenit Ardian Nikulaj dhe sipas hetuesve, ata kanë vëzhguar për ditë me radhë lëvizjet e tij dhe të stafit, të cilat më pas ia raportonin portugezit Ruben Saraiva./Dosja.al

ardian nikulaj ruben saraiva

Sondazh

Poll