Aktualitet

Plagoset 55-vjeçari me thikë në Kavajë, përfundon në spital jashtë rrezikut për jetën

Ndërkohë që policia po punon për identifikimin e autorit. 

17 Shkurt 2024, 11:09 Nga I.A
Plagoset 55-vjeçari me thikë në Kavajë, përfundon
Spitali i Durresit

KAVAJË- Një konflikt ka ndodhur ditën e sotme në Kavajë mes dy personave. Nga sherri ka mbetur i lënduar një 55-vjeçar me thikë. 55-vjeçari është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë që policia po punon për identifikimin e autorit. 

Njoftimi i Policisë:

Kavajë Rreth orës 10:30, në lagjen nr. 5 Kavajë, dyshohet se shtetasi I. K, 55 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, me një shtetas të pa njohur, ka mbetur i dëmtuar me thikë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po bëjnë krehjen e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorit. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

plagosje ne kavaje

Sondazh

Poll