Aktualitet

Vrau me thikë e fqinjin në Durrës, Gjykata lë në burg 35-vjeçarin

Gjatë seancës së sotme gjyqsore, Koçilja u deklaruafajtor për ngjarjen dhe mbi të rëndojnë akuzat e armëmbajtjes pa leje si dhe plagosje me pasojë vdekjen. 

17 Shkurt 2024, 11:49 Nga I.A
Vrau me thikë e fqinjin në Durrës, Gjykata lë në burg
Gjykata e Durresit

DURRËS- 35-vjeçari Ilir Koçilja që vrau fqinjin Halil Koka me thikë në Durrës është lënë më masën e sigurisë arrest me burg. Gjatë seancës së sotme gjyqsore, Koçilja u deklarua fajtor për ngjarjen dhe mbi të rëndojnë akuzat e armëmbajtjes pa leje si dhe plagosje me pasojë vdekjen. 

Gjatë seancës së sotme, avokati i Koçiljes ka kërkuar arrest me afat që të vlerësohet gjendja shëndetësore e autorit pasi nuk është në gjendje të mirë mendore. Avokati pretendoi se ai ka marrë trajtim për përdorim të lëndëve narkotike si dhe njihet si përdorues i alkoolit.

Si ndodhi ngjarja?

Gjithçka nisi para pallatit ku 35-vjeçari Koçilja sulmoi me thikë Halil Kokën. I plagosuri kapërceu rrugën dhe vrapoi për t’i shpëtuar agresorit, por u rrëzua në tokë. Koka u shoqërua për në spital, por nuk arriti t'i mbijetonte plagëve të marra. Sipas raportimeve viktima Halil Koka dhe autori Ilir Koçilja kanë qenë dikur të arrestuar për armëmbajtje pa leje dhe për lëndë narkotike.

ilir koçilja halil koka

Sondazh

Poll