Aktualitet

Kthjellime dhe temperatura në rritje, si parashikohet moti për sot

Sa i përket fushës termike temperaturat në vlerat minimale pritet të kenë një rritje fare të lehtë ndërsa ato të mesditës pritet të kapin vlera 2-18 gradë celcius.

17 Shkurt 2024, 07:32 Nga I.A
Kthjellime dhe temperatura në rritje, si parashikohet moti për sot
Moti

TIRANË- Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Sa i përket fushës termike temperaturat në vlerat minimale pritet të kenë një rritje fare të lehtë ndërsa ato të mesditës pritet të kapin vlera 2-18 gradë celcius kjo dhe për shkak të masave ajrore të ngrohta që vijnë si pasojë e kësaj qendre të presionit të lartë me origjinë nga Ishujt Azore dhe afrika e veriut.

Depërtimi i pazakontë e një qendre të thellë të presionit të lartë mbi kontinentin europian (ashtu si dhe mbi vendin tonë) do të bëjë që moti të jetë kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit. 

moti sot

Sondazh

Poll