Bota

Inspektorët e hekurudhave në Francë janë në grevë/ Paralizohet vendi në një periudhë turistike atje

Por shërbimet e trenave për në vëndet turistike dimërore për ski do të vazhdojnë

16 Shkurt 2024, 12:47 Nga S.N
Inspektorët e hekurudhave në Francë janë në grevë/
Foto Ilustrim

FRANCË- Kaosi i udhëtimeve në Francë ka shkaktuar një grevë të inspektorëve hekurudhorë që pritet të zgjasë edhe gjatë fundjavës. Por shërbimet e trenave për në vëndet turistike dimërore për ski do të vazhdojnë, shkruajnë mediat e huaja.

Operatori hekurudhor lajmëroi se shërbimet e trenave janë ndërprerë që nga e enjtja në orën 20:00 dhe do të rihapen të hënën në orën 8:00.

Shërbimet janë përgjysmuar për linjat me shpejtësi të lartë dhe janë ndërbrerë për linjat europiane. Kjo grevë u iniciua nga një kolektiv informal auditësh. Greva rifuti debatin për të drjtën e grevës në periudha të caktuara të vitit.

Ndërsa kryeministri francez ka shprehur keqardhje që është bërë një formë zakoni që saherë ka festë thirret grevë nga hekurudhat. "Francezët e dinë se greva është një e drejtë", por gjithashtu ajo puna është një detyrë," tha ai.

france hekurudhat

Sondazh

Poll