Bota

Shpalli kandidaturën për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, Taravari: Fola me Kurtin dhe Ramën në një takim të përbashkët

Taravari në një intervistë të zhvilluar së fundmi me Euronews Albania u shpreh se vendimi për të kandiduar e mori pas disa anketave që tregonin se për herë të parë shqiptarët kishin mundësi të kalonin në raundin e dytë në zgjedhjet presidenciale.

16 Shkurt 2024, 11:30 Nga N.F
Shpalli kandidaturën për zgjedhjet presidenciale në
Arben Taravari

MAQEDONI- Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari prej dy ditësh ka shpallur kandidaturën e tij për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut. Taravari në një intervistë të zhvilluar së fundmi me Euronews Albania u shpreh se vendimi për të kandiduar e mori pas disa anketave që tregonin se për herë të parë shqiptarët kishin mundësi të kalonin në raundin e dytë në zgjedhjet presidenciale.

Kreu i Alenacës për Shqiptarët me tej u shpreh këtë iniciativë e ka ndarë edhe me kryeministrin, Edi Rama dhe  Albin Kurtin.

”Kemi bërë disa anketa dhe matje të opinionit publik dhe në bazë të tyre del që shqiptarët për herë të parë mund të kalojnë në raundin e dytë në zgjedhjet presidenciale ndaj në bazë të tyre dilte që ja vlen që të garohet dhe të bëjmë historinë në RMV.

Kemi biseduar me Kurtin dhe Ramën në një takim të përbashkët, por nuk ka qenë insistimi i tyre. U bindëm se me një kandidaturë të një shqiptari ka gjasa reale që kandidati shqiptar të shkojnë në raund të dytë dhe të tregojmë vlerën e shqiptarëve në RM. Nuk ka pasur as insistim, as mbështetje as nga Kurti as nga Rama, por e kemi biseduar me ta,” tha Taravari.

arben taravari kurti rama maqedonia e veriut

Sondazh

Poll