Bota

David Cameron vlerëson Greqinë për ligjin e çifteve të të njëjtit seks

Kujtohet se ligji përkatës në Mbretërinë e Bashkuar është miratuar në kohën e kryeministrit të David Cameron , në korrik 2013 dhe ka mbi një dekadë në fuqi.

16 Shkurt 2024, 12:31 Nga E.d

 

David Cameron vlerëson Greqinë për ligjin e çifteve
David Cameron

BRITANI- Miratimi i projektligjit për martesën e çifteve të të njëjtit seks është cilësuar nga shtypi britanik si një moment historik për një vend të krishterë ortodoks. Kujtohet se ligji përkatës në Mbretërinë e Bashkuar është miratuar në kohën e kryeministrit të David Cameron , në korrik 2013 dhe ka mbi një dekadë në fuqi. Kështu ish-kryeministri i vendit dhe ministri aktual i Jashtëm me mesazhin e tij për X vlerëson vendimin e djeshëm të parlamentit grek. 

“Unë mirëpres me ngrohtësi vendimin e Greqisë për të lejuar martesën e çifteve të të njëjtit seks dhe për të njohur familjet e të njëjtit seks, duke mbështetur me krenari martesën e të njëjtit seks në Mbretërinë e Bashkuar, ku mijëra çifte mund të shkëmbejnë zotohet në Mbretërinë e Bashkuar, e kuptoj se ky është një lajm fantastik për popullin e Greqisë,”  shkruan David Cameron. 

 

david cameron

Sondazh

Poll