Bota

Goditje e madhe për Sunak në zgjedhjet e pjesshme, votuesit konservatorë po i kthehen Partisë Laburiste

Në dy zgjedhjet e pjesshme të zhvillura ditën e djeshme, Partia Laburiste arriti të krijonte një disfatë për konservatorët.

16 Shkurt 2024, 11:55 Nga S.N
Goditje e madhe për Sunak në zgjedhjet e pjesshme, votuesit
Rishi Sunak

BRITANI E MADHE- Qeveria konservatore e kryeministrit të Britanisë Rishi Sunak mori një goditje të dyfishtë në mes të vitit parazgjedhor. Në dy zgjedhjet e pjesshme të zhvillura ditën e djeshme, Partia Laburiste arriti të krijonte një disfatë për konservatorët.

Udhëheqësi i preferuar i laburistëve Keir Starmer tha se rezultati ishte i mahnitshëm, gjë që tregon se njerëzit duan ndryshim dhe janë gati të tregojnë besimin e tyre ndaj laburistëve.

Që prej zgjedhjeve të fundit të përgjithshmë në Britani në 2019, konservatorët kanë humbur 10 zgjedhje të pjeshme, rezultati më i keq i çdo qeverie britanike që nga vitet 1960, shkruajnë mediat e huaja.

Edhe pse Sunak ëstë zotuar të rikthejë ekonominë në Britani vendi ra në një recesion në gjysmën e dytë të vitit të kaluar. U rritën normat e interesit dhe inflacioni.

Ndërsa nënkryetari i Partisë Konservatore theksoi se rezultati zgjënjyes i tyre nuk do të thotë se Starmer po shkakton emocion tek britanikët. Ai vlerëson se nuk ka prova të qarta për të konfirmuar se votuesit konservatorë po i drejtohen laburistëve.

partai kosnservatore britani partia laburiste rishi sunak

Sondazh

Poll