Bota

"Çdo sulm ndaj Kosovës është sulm ndaj Shqipërisë", Vuçiç për deklaratën e Ramës: Rrëqethëse, imagjinoni sikur njëri prej nesh ta thoshte këtë

Ai më tej shtoi se nëse ata do të kishin bërë një deklaratë të tillë e gjithë bota do të kishte mallkuar dhe fyer ndaj tyre.

16 Shkurt 2024, 11:04 Nga N.F
"Çdo sulm ndaj Kosovës është sulm ndaj
Vuçiç dhe Rama

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç e ka cilësuar si “rrëqethëse” deklaratën e kryeministrit Edi Rama ku u shpreh se çdo sulm ndaj Kosovës është sulm ndaj Shqipërisë. Ai më tej shtoi se nëse ata do të kishin bërë një deklaratë të tillë e gjithë bota do të kishte mallkuar dhe fyer ndaj tyre.


“Sot u dëgjua nga një shtet fqinj se nëse dikush sulmon Kosovën, edhe pse nuk e di kush do ta sulmonte, Shqipëria nuk do ta lejojë dhe do të jetë në anën e tyre. Pas një deklarate kaq të tmerrshme, mund të dëgjoni vetëm një heshtje të madhe, aq e fortë saqë është edhe pakëndshme”, tha Vuçiç.

“Askush nuk iu përgjigj deklaratave të tilla, imagjinoni sikur dikush nga ne ta kishte thënë këtë, do të kishit dëgjuar bubullimat e mallkimeve, fyerjeve dhe fushatave më të pista nga e gjithë bota”, shtoi ai

Vuçiç deklaroi se Serbia do të ruajë marrëdhëniet e saj me Evropën, por edhe se nuk do të shkelë marrëdhëniet e saj me Rusinë apo Kinën. Rama gjatë kësaj jave duke folur për sulmin terrorist në Bansjkë tha se çdo sulm mbi Kosovën, është sulm mbi Shqipërinë. Ai më tje u shpreh se sulmi i Banjskës ka qenë një kthesë e rrezikshme për bashkëjetesën e komunitetit të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Nuk kemi qenë asnjëherë po mirë, edhe pse pa diskutim nuk jemi pa probleme dhe nuk është se nuk kemi parë edhe në të shkuarën e afërt kthesa të rrezikshme dhe ajo lidhur me Banjskën ka qenë një kthesë vërtet e rrezikshme. Ka qenë një moment vërtet shumë dramatik në bashkëjetesën e komunitetit të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe për të sjellin rast ne jemi shprehur në mënyrë shumë të qartë”, tha Rama.

Ai tha se nëse problemet nuk adresohen me dialog, mund të jenë jo vetëm të rrezikshme, por sipas tij edhe fatale.

 

vuçiç rama kosova serbia

Sondazh

Poll