Bota

Shembet një kantier ndërtimi në Firence, tre të vdekur, disa të plagosur

Zjarrfikësit dhe forcat e policisë ndodhen në vendngjarje. 

16 Shkurt 2024, 10:44 Nga E.d

 

Shembet një kantier ndërtimi në Firence, tre të vdekur, disa
Pamje nga aksidenti

ITALI- Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një kantier ndërtimi në Firence, në periferi të qytetit ku po ndërtohet një supermarket.

Tre punonjës humbën jetën, tre janë nxjerrë të gjallë ndërsa disa të tjerë janë ende të zhdukur. Zjarrfikësit dhe forcat e policisë ndodhen në vendngjarje. 

“Sistemi ynë rajonal po ndërhyn për shkak të shembjes së skelës në një kantier ndërtimi në Firence në via Mariti. Fatkeqësisht ka njerëz pa jetë për shkak të aksidentit të ndodhur në kantierin e Firences. Tre persona janë nxjerrë të gjallë dhe janë transportuar në spitalin tonë në Careggi. Të gjitha forcat  po punojnë në maksimum për të nxjerrë 3 persona të tjerë aktualisht nën rrënoja”,  thotë presidenti i Rajonit të Toskanës, Eugenio Giani në rrjetet sociale.

 

firence

Sondazh

Poll