Bota

Gazeta Wall Stret: Egjipti po përgatit një kamp për refugjatët palestinezë, rrezikon të prishë marëdhëniet e paqes me Izraelin

Gjithashtu Egjipti po ngre dhe po përforcon gardhe për të parandaluar një fluks masiv refugjatësh nga enkleva palestinze

16 Shkurt 2024, 12:31 Nga S.N
Gazeta Wall Stret: Egjipti po përgatit një kamp për
Rafah

EGJIPT- Në Egjipt ka filluar të ndërtohet një kamp masiv me mure të larta betoni në shkretëtirën e Sinait. Ky mur betoni po ndërtohet nga frika e një eksodi masiv të palestinezëve në Rripin e Gazës, për shkak të operacionit të afërt ushtarak të Izraelit në Rafah.

Në javët e fundit autoritetet egjiptiane kanë rritur masat e sigurisë duke vendosur trupa transportues të blinduar të personelit. Gjithashtu Egjipti po ngre dhe po përforcon gardhe për të parandaluar një fluks masiv refugjatësh nga enkleva palestinze.

Ky kamp po ndërtohet si një mase paraprake në rast se një numër i madh palestinezësh kalojnë kufirin. 100 mijë njerëz mund të strehohen në tenda e kampit, i cili është jo shum larg nga Rripi i Gazës, thonë mediat e huaja bazuar në tekstin e Gazetës Wall Street Yournal.

Por Guvernatori në provincën e Sinait ka mohuar se kampi është duke u ndërtuar për palestinezët. Ai tha se kanë menduar për egjiptianët e zhvendosur nga operacionet e fundit të forcave të armatosura egjiptiane kundër xhihadistëve Islamikë.

Rreth 1.3 milionë palestinezë janë dyndyr në qytetin me kufi të mbyllur me Egjiptin, pas paralajmërimit të forcave izraelite për një operacion ushtarak në Rafah.

Në shkrimin e gazetës thuhet se Qeveria e Egjiptit ka shkuar aq larg sa mund të kërcënojë Izraelin se do t`i japë fund marrëveshjes dypalëshe të paqes, nëse ka një fluks masiv regugjatësh nga Rripi i Gazës.

Izraeli ditën e djeshme akuzoi OKB-në për vonimin e shpërndarjes së ndihmave humanitare për civilët e Rripit të Gazës. Ndërsa grupet e ndihmës akuzojnë ushtrinë izraelite për bllokim të shpërndarjes së ndihmave, por Qeveria e Izraelit e mohon këtë.

egjipt izrael gaza

Sondazh

Poll