Bota

Zelensky kërkon mbështetje nga Gjermania dhe Franca/ Në tension pas përparimit të forcave ruse në një rajon ukrainas

Ky udhëtim vjen fill pasi trupat ukrainase po përpiqen të frenojnë forcat ruse teksa i afrohen rajonit lindor Avdiivka

16 Shkurt 2024, 10:44 Nga S.N

 

Zelensky kërkon mbështetje nga Gjermania dhe Franca/ Në tension
Volodymyr Zelenksy

GJERMANI- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ditën e sotme po shkon në Paris dhe Berlin për të mbledhur ndihma jetike ushtarake. Pritet që ai të nënshkruajë angazhime dypalëshe të sigurisë teksa lufta me Rusinë po kalon në vitin e tretë.

Ky udhëtim vjen fill pasi trupat ukrainase po përpiqen të frenojnë forcat ruse teksa i afrohen rajonit lindor Avdiivka. Udhëtim i Zelenksyt është i pari jashtë vendit që kur ai zëvëndësoi shefin e ushtrisë. 

Gjermania dhe Franca do të jenë aleatët e dytë të Ukrainës që do të nënshkruajnë marrëveshjen dypalëshe të sigurisë. Këto marrëveshje do të përcakojnë kushtet për mbështetjen e vazhdueshme derisa Ukraina të arrijë qëllimin e saj për tu bashkuar me NATO-n.

Zyrtarët francezë nuk kanë dhënë detaje mbi marrëveshjen dypaleshë midis Paris dhe Kievit përpara një ceremonie nënshkrimi që do të zhvilohet këtë mbrëmje. Marrëveshja përfshin elementë ekonomikë dhe financiarë, nuk kufizohet vetëm me ato ushtarake.

Ndërsa Gjermania po i bën presion si partnerëve të saj europianë ashtu edhe SHBA-së përt tu angazhuar me furnizime ushtarake në Ukrainë.

Ministri gjerman i Mbrojtjes tha se Gjermania po buxheton 3.5 miliardë euro për furnizime me municione këtë vit e do të jape 3-4 herë më shumë se në vitin 2023.

 

gjermani ukraine france

Sondazh

Poll