Bota

Protestë me traktorë në Romë: Pa fermerët do hani mbeturina

Ata protestuan kundër politikave të qeverisë dhe BE-së. Protesta u zhvillua pa trazira apo incidente.

16 Shkurt 2024, 09:21 Nga S.N
Protestë me traktorë në Romë: Pa fermerët do hani
Foto nga protesta

ITALI- Afro 1500 fermerë italianë kanë marrë pjesë në demonstratën e zhvilluar në Circus Maximus në Romë. Ata protestuan kundër politikave të qeverisë dhe BE-së. Protesta u zhvillua pa trazira apo incidente. Traktorët ishin në rrugën ku po zhvillohej protesta dhe po u binin borive, shkruajnë mediat e huaja.

Në demonstratë morën pjesë fermerë nga rajone të ndryshme të Italisë, ata mbanin në dorë pankarta që shkruanin “Pa fermerët do të hani mbeturina”.

Drejtuesi i protestave tha: U bëj thirrje qeverive  të kuptojnë, përndryshe duhet të shkojnë në shtëpi. Ne nuk jemi skllevër dhe zinxhirë të supermarketeve. Ky sistem na bëri të jemi buzë të greminës.

fermeret itali

Sondazh

Poll