Bota

OKB ngre shqetësime për përkeqësimin e situatës se sigurisë në Afrikën Perëndimore nga ISIS

Vladimir Vrankov, zëvëndës sekretari i OKB-së për luftën kundër terrorizmit tha se pavërësisht progesit në adresimin e kërcënimit të paraqitur nga organizata xhihadiste, vazhdon të përbëjë një kërcënim serioz për paqen dhe sigurisë kombëtare.

16 Shkurt 2024, 10:27 Nga S.N
OKB ngre shqetësime për përkeqësimin e situatës se
ISIS

SHBA- Zyrtrët e OKB-së kanë ngritur shqetësime për përkeqësimin e situatës së sigurisë në Afrikën Perëndimore pas konsolidimit të grupit xhihadist “Shteti Islamik” dhe organizatave të lidhura me të. 

Vladimir Vrankov, zëvëndës sekretari i OKB-së për luftën kundër terrorizmit tha se pavërësisht progresit në adresimin e kërcënimit të paraqitur, kjo organizatë vazhdon të përbëjë një kërcënim serioz për paqen dhe sigurisë kombëtare, shkruajnë mediat e huaja.

Situata në këtë rajon është përkeqësuar në periudhën në shqyrtim (d.m.th. gjashtë muajt e fundit) dhe po bëhet gjithnjë e më komplekse, me konfliktet kombëtare lokale dhe rajonale dhe objektivat dhe operacionet e këtyre organizatave”, tha Vrankov.

Kontinenti afrikan tani përbën pothuajse gjysmën e sulmeve terroriste në botë, me Sahelin qendror që përbën rreth 25% të të gjitha veprimeve të tilla, sipas një diplomateje moldave.

isis afrike

Sondazh

Poll