Bota

SHBA paralajmëron: Një nga qytetet më të rëndësishme ukrainase mund të bjerë plotësisht nën kontrollin rus

Ky qytet i cili është shkatërruar pothuajse plotësisht shihet si një portë e kryeqytetit rajonal ukrainas i cili u aneksua në mënyrë të paligjshme nga Moska në 2014

16 Shkurt 2024, 10:05 Nga S.N
SHBA paralajmëron: Një nga qytetet më të
Foto Ilustrim

SHBA- Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë paralajmëruar se Rusia mund të pushtojë qytetin më të rëndësishëm lindor të Ukrainës, Avdiivkan. John Kirby, zëdhënës i Këshillit të Siguisë Kombëtar tha: Avdiivka rrezikon të bjerë nën kontrollin rus.

Ky qytet i cili është shkatërruar pothuajse plotësisht shihet si një portë e kryeqytetit rajonal ukrainas i cili u aneksua në mënyrë të paligjshme nga Moska në 2014, shkruajnë mediat e huaja. Kirby tha se Avdiivka mund të bjerë plotësisht në duart e rusëve pasi forcave ukrainase në terren po u mbarojnë municionet e artilerisë.

Ai argumenton se kjo po ndodh pasi Kongresi i SHBA-ve nuk ka miratuar ende projektligjin shtesë për ndihmat për Ukrainën.

Ne nuk kemi qenë në gjendje t'i ofrojmë Ukrainës predhat e artilerisë që i duhen dëshpërimisht për të ndërprerë këto sulme ruse,” tha Kirby.

Pak ditë më parë Senati i SHBA-ve miratoi një paketë ndihme të huaj prej 95 miliardë dollarësh prej të cilave 75 milionë janë për Ukrainën. Ky miratim erdhi pas disa muajsh mosmarrëveshjesh në Dhomën e Përfaqësuesve. Ukraina është e varur nga furnizimet me armë nga SHBA-ja dhe aletatë e tjerë Perëndimorë, për të qënë në gjëndje të vazhdojë luftë.

Jeans Stoltenberg, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s paralajmëroi ditën e djeshme se dështimi i SHBA-së për të miratuar ndihma të vazhdueshme për Ukrainën po sjell një ndikim të madh në fushëbetejë. Ditën e sotme Zelensky po viziton Berlinin dhe Parisin ku pritet të nënshkruajë pakte sigurie me kanceralin gjerman dhe presidentin francez.

lufta ukrain-rusi shba

Sondazh

Poll