Sport

Roy Hodgson i shtruar në spital, Crystal Palace: “Po i nënshtrohet analizave”...

Trajneri veteran i Crystal Palace nuk do të mund të ulet në stol në ndeshjen e radhës kundër Evertonit.

16 Shkurt 2024, 08:00 Nga DOSJA

Roy Hodgson i shtruar në spital, Crystal Palace: “Po i

ANGLI - Crystal Palace lëshoi ​​një deklaratë duke thënë se trajneri i tyre, Roy Hodgson, është shtruar në spital: "Ne mund të konfirmojmë se ai është i qëndrueshëm dhe po i nënshtrohet analizave."

“Shqiponjat” kanë treguar se trajneri veteran 76-vjeçar është ndjerë “jo mirë” gjatë stërvitjes dhe është dërguar me urgjencë në spital, sipas “Daily Mail”. Mediat angleze theksojnë se pavarësisht “tronditjes” me të cilën personat e pranishëm përjetuan episodin, Hodgson është mirë, por që nuk do të mund të drejtojë Palace në ndeshjen e radhës ndaj Evertonit.

Gjithçka ndodhi, pasi u raportua se ai mund të shkarkohej së shpejti për shkak të rezultateve të dobëta të skuadrës (ato janë të pesëmbëdhjetët), me Oliver Glasner, dikur i Eintrachtit dhe kampion i Europa League në vitin 2022, si zëvendësues i tij.

Hodgson është trajneri më i vjetër i Premier Leauge. Trajneri anglez, më herët ka drejtuar ndër të tjera Interin, Fulhamin, Liverpoolin... dhe tani drejton Crystal Palace që nga viti 2023, kur zëvendësoi Patrick Vieira në marsin e kaluar për shkak të rezultateve të dobëta të skuadrës. Kjo është faza e tij e dytë në “Selhurst Park”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 15 Shkurt 2024, 20:57

VIDEO / Ndahen në paqe Feynoord-Roma!

HOLANDE - Takimi i parë i raundit të 1/16-ave të Europa League mes Feyenoord dhe Romës mbyllet me barazimin 1-1. Sfida e luajtur në &...

Sport 15 Shkurt 2024, 20:02

Gjykata rrëzon ankimimin e Benzema!

FRANCE - Ankesa për shpifje e depozituar nga Karim Benzema kundër ministrit të Brendshëm, Gérald Darmanin, u rr&e...