Sport

Depay kishte ditëlindjen, ja cilët ishin lojtarët e Realit që morën pjesë në festë...

Holandezi Memphis Depay, lojtar i Atlético Madrid festoi ditëlindjen me stil, duke ftuar edhe disa lojtarë të Real Madridit në festë

15 Shkurt 2024, 15:52 Nga DOSJA

Depay kishte ditëlindjen, ja cilët ishin lojtarët e Realit

SPANJE - Memphis Depay festoi ditëlindjen e tij me stil në “Real Casino de Madrid”, që ndodhet në Gran Via në Madrid. 

Një festë ku morën pjesë të gjithë futbollistët e ekipit të Atlético Madridit së bashku me bashkëshortet e tyre, por në të cilën nuk munguan edhe të ftuar të tjerë të shquar.

Në mesin e atyre të ftuarve të shquar ishte muzikanti Davido, i cili përmes rrjeteve të tij sociale zbuloi se në festën e Memphis Depay morën pjesë edhe disa lojtarë të Real Madridit.

Alaba, Bellingham, Rüdiger dhe Vinicius, ishin lojtarët e Real Madridit që ishin në atë festë ditëlindjeje. Tre nga lojtarë të Real Madridit po shërohen nga lëndimet e tyre: Bellingham, Rüdiger dhe Alaba.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll