Politike

Vizita e Blinken në Tiranë/ Ministri Hasani për firmosjen e dy memorandumeve: Po punojmë për të nxitur bashkëpunimin akademik me SHBA-në

Nënshkrimi i dy memorandumeve u realizuar në kuadër të vizitës së sekretarit amerikan në Tiranë ku zhvilloi takime me presidentin, kryeministrin dhe të rinj shqiptarë.

15 Shkurt 2024, 20:13 Nga N.F
Vizita e Blinken në Tiranë/ Ministri Hasani për firmosjen e dy
Blinken, Hasani dhe Rama

TIRANË- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani dhe Sekretari i Shtetit e SHBA, Antony Blinken kanë firmosur ditën e sotme Memorandumin e Mirëkuptimit Kundër Manipulimit të Informacionit të Shtetit të Huaj si dhe Memorandumin e Mirëkuptimit për Programin e Shkëmbimit Akademik Fulbright.

Nënshkrimi i dy memorandumeve u realizuar në kuadër të vizitës së sekretarit amerikan në Tiranë ku zhvilloi takime me presidentin, kryeministrin dhe të rinj shqiptarë. Blinken gjithashtu u takua edhe me përfaqësues të drejtësisë. Gjatë takimit me ministrin Hasani u firmosën dy memorandumet. Në lidhje me firmosjen e këture memorandumeve ka reaguar edhe ministri Hasani i cili se po punojmë për të nxitur bashkëpunimin akademik dhe shkëmbimin kulturor me SHBA-në.

"Nënshkruar sot me Blinken, dy Memorandume Mirëkuptimi mbi Shkëmbimin Akademik Fulbright dhe për Kundërshtimin e Manipulimit të Informacionit të Shtetit të Huaj Një tjetër hap përpara në partneritetin tonë me Shtetet e Bashkuara, ndërsa punojmë së bashku për të nxitur bashkëpunimin akademik dhe shkëmbimin kulturor dhe për të adresuar kërcënimin në rritje të paraqitur nga aktorët shtetërorë të huaj në sfera dixhitale," shkruan Hasani.

Memorandumi i parë i firmosur ofron një kornizë bashkëpunimi për të monitoruar dhe kontrolluar informacionin e shtetit te huaj për të luftuar manipulimin e tij nga aktorët e huaj në mënyrë që të mbrohen vlerat e përbashkëta te demokracisë në nivel ndërkombëtar.

Përmes këtij MOU Shqipëria dhe SHBA shprehin vullnetin që të punojnë së bashku edhe me kombet njëmendëse, për të luftuar informacionin e manipuluar. Ky bashkëpunim do të përfshijë hartimin e politikave kombëtare, rritjen e ndërgjegjësimit dhe sensibilizimit për kërcënime të tilla, mbështetjen për shoqërinë civile dhe angazhimin shumëpalësh.

Memorandumi i Mirëkuptimit/ Programi i Shkëmbimit Akademik Fulbright synon që çdo vit të propozohen studentë, staf akademik dhe profesionistë nga institucionet e arsimit të lartë dhe institucionet e tjera të Republikës së Shqipërisë për të studiuar në universitetet e SHBA-së dhe të koordinohet nga përfaqësuesi amerikan, pjesëmarrja e studentëve, stafit akademik dhe profesionistëve të Shteteve të Bashkuara në studim, kërkimet ose trajnime akademike nëinstitucionet akademike apo institucionet e tjera të Republikës së Shqipërisë.

blinken ne tirane hasani memorandum

Sondazh

Poll