Politike

"Skapi pret ryshfetin që t’i amnistojë", Berisha: 5 drejtorët e Veliajt po nxjerrin jashtë valixhet me eurot e vjedhura!

Ai më tej shtoi thirrje për shqiptarët që të ngrihen me 20 shkurt siç e ka cilësuar ai që t’i presim biletën regjimit më të urryer që pas diktaturës së Enver Hoxhës.

15 Shkurt 2024, 19:29 Nga N.F
"Skapi pret ryshfetin që t’i amnistojë", Berisha: 5
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij para mbështetësve të tij të cilët janë mbledhur poshtë pallatit është shprehur se 5 drejtorë të Erjon Veliajt po nxjerrin jashtë valixhet me eurot e vjedhura Skapi pret ryshfetin që t’i amnistojë. Ai më tej shtoi thirrje për shqiptarët që të ngrihen me 20 shkurt siç e ka cilësuar ai që t’i presim biletën regjimit më të urryer që pas diktaturës së Enver Hoxhës.

"Të dashur miq, këto ditë 5 drejtorët e Erion Veliajt, të lidhur si mishi me thoin me familjarët e tij të afërt, janë gjetur se mbushin valixhet me euro dhe nga Podgorica fluturonin në të katër anët me avionët në dispozicion me paratë e vjedhura, taksa të qytetarëve të Bashkisë së Tiranës. Skapi pret ndonjë ryshfet më të majmë që t’i amnistojë edhe ata, siç ka amnistuar Edi Ramën, siç ka amnistuar Erion Veliajn.

Ndaj 20 shkurti është dita e ditëve, dita e drejtësisë, dita e të vërtetës, dita e fitores! Asgjë nuk mund të na shmangë ne, asgjë nuk do na pengojë ne pa rivendosur pluralizmin, votën e lirë, pa shpëtuar Shqipërinë nga regjimi i narkomafies. Edhe njëherë, shqiptarë dhe shqiptare kudo që jeni, më shumë se kurrë Shqipëria sot pret nga ju. Më shumë se kurrë ajo sot është në duart tuaja.
Më shumë se kurrë duhet të ngrihemi në 20 shkurt, t’i presim biletën regjimit më të urryer që shqiptarët kanë njohur pas diktaturës së Enver Hoxhës," u shpreh Berisha.

berisha erjon veliaj

Sondazh

Poll