Politike

Komentet e Blinken për Kombëtaren, analisti Bejtja: Njeriu më i rëndësishëm për amerikanët është Armand Duka

Blinken gjatë fjalës së tij u shpreh se në finalet e kupës së këtij kompeticioni ai do të vijë të mbështesë kombëtaren tonë.

15 Shkurt 2024, 19:50 Nga N.F
Komentet e Blinken për Kombëtaren, analisti Bejtja: Njeriu më i
Andi Bejtja, Duka dhe Blinken

TIRANË- Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken gjatë takimeve që mbajti ditën e sotme në kuadër të vizitës së tij në Tiranë ka komentuar edhe kualifikimin e Kombëtares shqiptare në "Euro 2024". Blinken gjatë fjalës së tij u shpreh se ndoshta do të shkojë në finalen e Kupës Europiane.

Në lidhje me këtë koment të Blinken ka reaguar analisti i njohur, Andi Bejtja. Përmes një reagimi në llogarinë e tij në "Facebook" Bejtja shkruan me ironi se njeriu më i rëndësishëm për amerikanët qenka Presdienti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.


“Deri tani duke u nisur edhe nga minutazhi që zuri në fjalën e Sekretarit Blinken, kualifikimi i Shqipërisë në Europian, duke qartë që njeriu më i rëndësishëm për Amerikanët në Tiranë është Armand Duka. Të shohim nëqoftëse ndërrohet radha pas konferencës për shtyp”, shkruan Bejtja.

andi bejtja antony blinken armand duka

Sondazh

Poll