Politike

Çështja Beleri, Berisha: I bëj thirrje Komisionit Europian të reagojë

Berisha më tej në fjalën e tij i ka bërë thirrje Komisionit Europian të reagojë për çështjen Beleri.

15 Shkurt 2024, 19:39 Nga N.F
Çështja Beleri, Berisha: I bëj thirrje Komisionit Europian
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij para mbështetësve të tij të cilët janë mbledhur poshtë pallatit ka përshendur protestat e banorëve të Himarës. Berisha më tej në fjalën e tij i ka bërë thirrje Komisionit Europian të reagojë për çështjen Beleri. Ai u shpreh se çështja Beleri është çështje e parimeve universale të të drejtave të njeriut që po përballet me interesat e Edi Ramës, pasurimit të tij dhe klanit të tij mafioz me brigjet e Himarës.

"Unë shfrytëzoj këtë rast për të përshëndetur banorët e Himarës, qytetarët e Himarës për protestat e tyre dhe t’i garantoj ata se opozita nuk mposhtet dhe do qëndrojë fuqishëm për respektin ndaj votës së tyre. I bëj thirrje Komisionit Europian, të ndalet në një moment sepse çështja Beleri është çështje e parimeve universale të të drejtave të njeriut. Që përballen me interesat e një mafiozi.Me interesat e Edi Ramës, pasurimit të tij dhe klanit të tij mafioz me brigjet e Himarës.

Prezumimi i pafajësisë, e drejta e shtetasve pavarësisht nga besimi fetar, pavarësisht nga raca, pavarësisht nga etnia, për t’u zgjedhur në vendin e tyre është një e drejtë universale që nuk mund të shkelmohet në asnjë vend që pretendon të ecë drejt Bashkimit Europian.

Ndaj dhe ta mbyll, duke i thënë Edi Ramës, Erion Veliajt, mos t’u qeshë buza, se çfarë do të ndodhë, hajdutët më të mëdhenj të Shqipërisë jeni dhe do mbeteni. Mos t’u qeshë buza se me ju,, populli shqiptar ka hesape të mëdha. Mos t’u qeshë buza se ju keni vetëm një fat, fatin që kanë hajdutët. Keni vetëm një të ardhme, të ardhmen që kanë hajdutët. Rrofshi ju, rroftë opozita shqiptare. Më 20 shkurt, të gjithë në Tiranë, ditën e fitores, ditën e triumfit!" u shpreh Berisha.

berisha rama beleri komisioni europian

Sondazh

Poll