Politike

Vizita e Blinken në Shqipëri, Meta: Aleanca strategjike me SHBA është themelore për demokracinë dhe shtetin ligjor

Për mes një reagimi në "Facebook" Meta shkruan se aleanca strategjike me SHBA është themelore për demokracinë dhe shtetin ligjor dhe stabilitetin në rajon

15 Shkurt 2024, 20:05 Nga N.F

Vizita e Blinken në Shqipëri, Meta: Aleanca strategjike me SHBA

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me vizitën e sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken në Tiranë. Për mes një reagimi në "Facebook" Meta shkruan se aleanca strategjike me SHBA është themelore për demokracinë dhe shtetin ligjor dhe stabilitetin në rajon. Ai më tej shtoi se marrëdhëniet mes vendeve meritojnë të zhvillohen më tej.

“Për Shqipërinë, aleanca strategjike me SHBA është themelore për demokracinë, shtetin ligjor, zhvillimin ekonomik, sigurinë e vendit, si dhe garanci jetike për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë. Marrëdhëniet tona meritojnë të zhvillohen më tej, ndërsa së bashku forcojmë bashkëpunimin transatlantik dhe në NATO”, shkruan Meta.

meta shba blinken ne tirane

Sondazh

Poll