Politike

Bardhi u drejtohet demokratëve: Nëse mendoni ndryshe nga ne për bashkimin jeni në rrugën e gabuar, po forconi Ramën

Ai u bëri thirrje demokratëve që mendojnë ndryshe nga PD për bashkimin të ndërgjegjësohen

15 Shkurt 2024, 20:12 Nga S.N
Bardhi u drejtohet demokratëve: Nëse mendoni ndryshe nga ne për
Gazment Bardhi

 

TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi në një takim në Degën nr.7 është shprehur se nga e hëna e gjithë Partia Demokratike do të jetë e bashkuar dhe jo vetëm grupi parlamentar.

Ai u bëri thirrje demokratëve që mendojnë ndryshe nga PD për bashkimin të ndërgjegjësohen, pasi qëndrimi i tyre forcon Ramën dhe dobëson opozitës në qëllimi e qartë të saj për të rrëzuar Ramën.  

Deklarata e Plotë e Gazment Bardhit:

Duhet ta nisim këtë tur të takimeve për bashkimin e bazës së bashkisë, për Tiranën, nga dega 7. E para si një vlerësim për punën dhe sakrificën që ka bërë secili prej jush gjatë këtyre viteve në opozitë. Sot nuk dua të bëj analizë të gjatë për situatën e vështirë që kaloi PD në këto dy vite, por e rëndësishme për ne është që nga e hëna, jo vetëm grupi parlamentar është i bashkuar, por Partia Demokratike e Shqipërisë.

Padyshim që ka një pjesë demokratësh që ende mendojnë ndryshe nga ne, asnjë inat, asnjë mllef, por duhet të ndërgjegjësohen se janë në rrugën e gabuar. Qëndrimi i tyre përballë opozitës e dobëson opozitën dhe e forcon Edi Ramën. Ne duhet ta mundim Edi Ramën.

gazment bardhi partia demokratike

Sondazh

Poll