Politike

Reforma në Drejtësi, Blinken: Kemi filluar të shikojmë rezultate kundër krimit të organizuar

Sipas tij Reforma nuk ka qenë as e thjeshtë dhe as e shpejtë për tu bërë dhe se ka nisur që të shihen rezultatet e para. 

15 Shkurt 2024, 19:35 Nga I.A
Reforma në Drejtësi, Blinken: Kemi filluar të shikojmë
Antony Blinken

TIRANË- Sekretari i Shtetit Amerikan, Antony Blinken ka komentuar dhe reformen në Drejtësi gjatë vizitës në Tiranë. Në një konferencë për mediat, Blinken ka theksuar se kjo reformë ka dhënë rezultate ndaj krimit të organizuar, por luftën kundër korrupsionit nuk e përmendi fare. Sipas tij Reforma nuk ka qenë as e thjeshtë dhe as e shpejtë për tu bërë dhe se ka nisur që të shihen rezultatet e para. 

"Reforma në drejtësi nuk ka qenë e thjeshtë dhe e shpejtë. Ne kemi filluar të shikojmë rezultate. Është e rëndësishme të kuptojmë që anëtarë të krimit të organizuar janë duke përfunduar në procese gjyqesore. Ne do të vijojmë ta mbështesim Shqipërinë. Ka një luftë informatike nga mëngjesi në mbrëmje. Është e rëndësishme për sa flasim për lidhjet tregëtare përmes vendeve tona. Një nga paraardhësit e mi tha ju jeni me ne, ne jemi me ju," tha Blinken.

antony blinken antony blinken ne tirane

Sondazh

Poll