Politike

Dialogu me Serbinë, Rama: Kosova të vazhdojë zbatimin unilateral të marrëveshjes

Ndërkohë që një thirrje të tillë për Serbinë nuk ka ardhur nga kryeministri Rama ditën e sotme.

15 Shkurt 2024, 19:43 Nga I.A
Dialogu me Serbinë, Rama: Kosova të vazhdojë zbatimin
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama i ka kërkuar ditën e sotme Kosovës që të vazhdojë me zbatimin unilateral të marrëveshjes me Serbinë. Gjatë konferencës me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, Rama ka theksuar se është në interesin e tyre që të zbatojnë çdo pikë të marrëveshjes dhe detyrimisht kërkesat e Serbisë. Sipas Ramës këto kërkesa nuk janë shtrënguese, por janë kërkesa që krijojnë një kontekst të lartë për mbështetjen ndaj Kosovës. Ndërkohë që një thirrje të tillë për Serbinë nuk ka ardhur nga kryeministri Rama ditën e sotme.

"Por shqiptarët e Kosovës dhe të gjithë ne së bashku duhet të jemi të vetëdijshëm që është në interesin tonë që të përparojë unilateralisht nëse është nevoja me kërkesat që janë në tryezën e dialogut. Që nuk janë shtrënguese, nuk janë as kërkesa që Kosova të lëshojë një milimetër, por janë kërkesa që bëjnë të mundur krijimin e një konteksti që e ngre larg Republikën e Kosovës, si një republikë që meriton të gjithë mbështetjen dhe besimit e aleatëve tonë strategjik, pa të cilët e ardhmja bëhet shumë më e largët dhe e tashmja shumë më e komplikuar. Përsëris apelin për Prishtinën që të mos bëjnë asnjë hap të pakordinuar me SHBA, sepse është në interesin e tyre por edhe të aleancës tonë," tha Rama.

edi rama antony blinken antony blinken ne tirane

Sondazh

Poll