Politike

Tensionet në Kosovë-Serbi, Blinken: Dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja është rruga e vetme

Gjatë një konference për mediat, Blinken theksoi se SHBA-ja është përpjekur që të çojë përpara integrimin e dy vendeve në Evropë.

15 Shkurt 2024, 18:21 Nga I.A
Tensionet në Kosovë-Serbi, Blinken: Dialogu i ndërmjetësuar
Antony Blinken

TIRANË- Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken ka deklaruar se dialogu i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian është rruga e vetme për Kosovën dhe Serbinë. Gjatë një konference për mediat, Blinken theksoi se SHBA-ja është përpjekur që të çojë përpara integrimin e dy vendeve në Evropë.

"Nuk mund të shkojmë mbrapa në të ardhmen, nuk mund të kemi ripërsëritje të asaj që ka ndodhur, të asaj që shumë njerëz kanë përjetuar në 1990. Jemi të angazhuar që të mbështesim të gjitha përpjekjet për të çuar përpara integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor me njëri-tjetrin dhe me Evropën. Dialogu i ndërmjetësuar nga BE është i duhuri dhe shtegu i vetëm i duhur, jemi të angazhuar të bëjmë gjithçka që duhet dhe që mundemi që të mbështesim të dy vendet teksa përshkojnë këtë shteg," tha Blinken.

antony blinken antony blinken ne tirane edi rama

Sondazh

Poll