Bota

Fermerët në Greqi bllokojnë autostradën Selanik- Nea Moudania

Rreth 30 fermerë kanë zbarkuar traktorat e tyre në autostradën më të rëndësishme të qytetit që përveç se lidh Selanikun me Halkidikinë, lidh edhe të gjitha zonat e Selanikut me njëra tjetrën.

15 Shkurt 2024, 18:31 Nga S.N

 

Fermerët në Greqi bllokojnë autostradën Selanik- Nea
Foto Ilustrim

GREQI- Protestuesit e zonës së Selanikut kanë bllokuar autostradën Selanik-Nea Moudania. Rreth 30 fermerë kanë zbarkuar traktorat e tyre në autostradën më të rëndësishme të qytetit që përveç se lidh Selanikun me Halkidikinë, lidh edhe të gjitha zonat e Selanikut me njëra tjetrën.

Kjo bllokadë është një nga veprimet e vendoura nga fermerët  në takimin e tyre të fundit, gjatë të cilit vendosën të bllokojnë edhe Athinën në 20 shkurt. Fermerët thonë se do të qëndrojnë në Athinë për 4 dite.

Prej disa javësh fermerët e Greqisë kanë nisur një mobilizim në të gjitha zonat e vendit dhe i kanë vendosur kushtet e tyre Qeverisë, në të kundërt kanë paralajëruar se do të vazhdojnë një mobilizim të fuqishëm. Gjërat kryesore që kërkojnë ata janë uljet e taksave dhe ndihma me subvencione nga qeveria.

fermeret greqi protesta greqi

Sondazh

Poll