Bota

Vazhdon protesta e fermerëve në Greqi, më 20 shkurt do të mbahet një miting

Mbi këtë bazë, blloqet fshatare po përgatiten për një front të përbashkët dhe të bashkuar, duke mbërritur në kryeqytet për të kërkuar plotësimin e të gjitha kërkesave të tyre.

15 Shkurt 2024, 16:55 Nga E.d
Vazhdon protesta e fermerëve në Greqi, më 20 shkurt do të
Fermerët

ATHINË- Fermerët në Greqi vazhduan edhe ditën e sotme protestën në Nicë. Në mbledhje u vendos që të mbahej një miting në Athinë ditën e martë më 20 shkurt, pasi tendenca e fermerëve që këmbëngulin për plotësimin e të gjitha kërkesave që ishin ngritur fitoi mazhorancën. Mbi këtë bazë, blloqet fshatare po përgatiten për një front të përbashkët dhe të bashkuar, duke mbërritur në kryeqytet për të kërkuar plotësimin e të gjitha kërkesave të tyre.

Siç raportohet sot, në diskutimet fillestare punëtorët e sektorit propozuan që të zhvillohej një demonstratë pa traktorë, por në fund u vendos që fermerët dhe blegtorët të zbresin me makineritë e tyre bujqësore. Qeveria është e vendosur të mos ndajë Greqinë në dysh. Nga ana e saj, qeveria po u dërgon fermerëve dy mesazhe: Njëra është se nuk po negocion me rrugë të mbyllura dhe e dyta është se janë ezauruar marzhet fiskale për përfitime më të mëdha.

 

 

fermerët

Sondazh

Poll